Shahin Dervishaj merr mbështetje të madhe në Runik: “Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë!”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shahin Dervishaj, ka marrë mbështetje të fuqishme nga qytetarët e vendlindjes së tij, Runiku. Gjatë një takimi emocional me banorët, ai shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e jashtëzakonshme që mori nga ata.

“Duke parë fytyrat e dashura dhe duke dëgjuar historitë e këtyre njerëzve, e kuptoj më shumë se kurrë se kjo nuk është një rrugë që mund ta bëj vetëm. Është një rrugë që bëhet bashkë me njerëzit, me ata që besojnë se mund të bëjmë ndryshimin”, tha Dervishaj.

Ai falënderoi të gjithë ata që ishin pranë dhe e mbështetën, duke theksuar se ky është një moment i përbashkët, dhe se së bashku do të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur për Runikun dhe për Kosovën.

Mbështetja e madhe që Shahin Dervishaj mori nga qytetarët e Runikut është një dëshmi e forcës së lidhjes mes tij dhe komunitetit, dhe një nxitje e fuqishme për angazhimin e tij në fushatën zgjedhore.

#PDK131
#BedriHamza1
#ShahinDervishaj77

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë