Ferat Shala: Pokleku i Vjetër dhe Pokleku i Ri mbështesin PDK-në dhe Bedri Hamzën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka theksuar se dita e fitores së PDK-së po afrohet me hapa të sigurt, ndërsa mbështetja për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, dhe programin e partisë po rritet çdo ditë.
“Edhe Pokleku i Vjetër dhe Pokleku i Ri janë në krahun tonë, të bashkuar për ndryshim dhe për një Kosovë më të mirë,” ka deklaruar Shala.
Fushata zgjedhore e PDK-së po vazhdon me takime në të gjitha komunat, ndërsa mbështetësit po shprehin besimin e tyre për një fitore më 9 shkurt.