Shahin Dervishaj merr mbështetje të jashtëzakonshme në tubimin e Lagjes 1 në Skenderaj

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shahin Dervishaj, ka shprehur emocionet e tij pas një pritjeje të ngrohtë dhe entuziazmit të qytetarëve në tubimin e mbajtur në Lagjen 1 të Skenderajt.

“Jam shumë i emocionuar nga mbështetja dhe energjia që mora në këtë tubim! Sot folën zemrat e qytetarëve dhe kjo është ajo që më jep forcë për të vazhduar deri në ditën e fitores më 9 shkurt,” ka deklaruar Dervishaj.

Ai ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për përkrahjen dhe ka theksuar se së bashku do të punojnë për një Kosovë më të mirë.

Fushata e PDK-së po vazhdon me një mobilizim të gjerë në të gjitha komunat, me synimin për fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë