Isak Neziri viziton “Hit Flores – Organic Herbs” në Dragash: Mbështetje për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri, ka vizituar sot kompaninë “Hit Flores – Organic Herbs” në Dragash, e cila është një prej shembujve më të mirë të suksesit në eksportimin e produkteve vendore në tregjet evropiane.
Në një postim në rrjetet sociale, Neziri ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e kësaj kompanie, duke premtuar mbështetje për fuqizimin e saj pas 9 shkurtit.
“Do të punojmë bashkë për ta forcuar këtë lidhje dhe për të rritur kapacitetet prodhuese, duke hapur vende të reja pune për të rinjtë dhe gratë”, ka shkruar ai, duke përmbyllur mesazhin me hashtagët #PDK131 #IsakNeziri99.
Kjo vizitë nënvizon angazhimin e tij për të mbështetur bizneset vendore dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik në rajonin e Dragashit.