Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Drenasit, këto janë të gjitha vendimet që u morën

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, e para për këtë vit, me gjithsej 7 pika të rendit të ditës.

Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Lestrani, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.

Pikat e rendit të ditës ishin:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i dt. 30.12.2024
2. Propozim vendim për ndryshim-plotësimin e rregullores, për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba.
3. Propozim vendim për plotësim/ndryshimin e vendimit nr.02-400/01-57008, dt 29.11.2024 për miratimin e Raportit te Komisioneve Komunale përfundimtare për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera.
4. Raporti i punës së Kryetarit dhe Qeverisjes Lokale për vitin 2024.
5. Raporti Financiar Janar-Dhjetor 2024.
6. Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Persona me aftësi te kufizuara.
7. Të ndryshme.

Të gjitha pikat diskutuan dhe miratuan me shumicë votash.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë