Valon Grabovci prezanton programin e PDK-së: Bizneset dhe punëtorët do të trajtohen me dinjitet
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Valon Grabovci, ka zhvilluar një takim me punëtorët e kompanisë Veding, në pronësi të Bashkim Dragajt, si dhe me banorë të Katunit të Ri.
Gjatë këtij takimi, ai ka shpalosur programin e PDK-së, duke theksuar rëndësinë e krijimit të Gjykatës së Punës, e cila do të sigurojë që secili punëtor të gëzojë të drejtat e tij ligjore.
“Me Bedri Hamzën kryeministër, bizneset do të trajtohen me dinjitet dhe Kosova mundet #MaMirë!” – ka deklaruar Grabovci, duke ritheksuar përkushtimin e PDK-së për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e punëtorëve.
Ai garon me numrin 55 në listën e PDK-së, ndërsa partia mban numrin 131. Fushata e tij po mbështetet nga sloganet
#PDK131
#BedriHamza1
#ValonGrabovci55