Nuredin Lushtaku: Me unitet dhe vendosmëri drejt fitores

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-Ideal, Nuredin Lushtaku, ka zhvilluar një takim me Shtabin Zgjedhor të IDEAL-it, ku është diskutuar strategjia për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Sonte, bashkë me Shtabin Zgjedhor, patëm një diskutim të frytshëm mbi situatën aktuale politike dhe sfidat që na presin. Theksuam rëndësinë e angazhimit të gjithsecilit për një rezultat sa më të mirë,” ka deklaruar Lushtaku.

Ai ka falënderuar të gjithë anëtarët e shtabit për përkushtimin dhe punën e palodhur, duke theksuar se me unitet dhe vendosmëri po ecin drejt një fitoreje të sigurt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë