Patriot Krasniqi takohet me studentët në Prizren, premton mbështetje për të rinjtë
Kandidati për deputet nga PDK, Patriot Krasniqi, ka zhvilluar një takim me studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ku ka diskutuar për sfidat me të cilat përballen të rinjtë.
Ai u zotua se do të jetë një mbështetës i palëkundur i ideve të tyre inovatore dhe do të avokojë për ta në Kuvendin e Kosovës.
Krasniqi theksoi se të rinjtë do të kenë një rol kyç në ndërtimin e një Kosove më të mirë.