Adnan Thaqi në Vërboc: “Ky fshat dha gjithçka për lirinë dhe shtetin”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Vërboc, ku ka marrë mbështetje të madhe për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një deklaratë, Thaqi ka theksuar rolin historik të Vërbocit në luftën për liri dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. “Ky fshat dha gjithçka për lirinë dhe ndërtimin e shtetit që kemi sot! Sakrifica e tyre na obligon të punojmë me përkushtim për një të ardhme të sigurt dhe një shtet të drejtë,” ka shkruar ai.
Ai u shpreh i bindur se PDK do të jetë zgjedhja e qytetarëve më 9 shkurt, duke e cilësuar këtë si një garë për të ardhmen e vendit.