Ferat Shala: Vërboci, gjithmonë me zemër të madhe dhe besim në fitore

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka zhvilluar një takim me banorët e Vërbocit, ku është pritur me entuziazëm dhe përkrahje të madhe.

Në një postim në rrjetet sociale, Shala ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e tyre në fitoren e PDK-së më 9 shkurt. “Vërboci na priti si gjithmonë e siç e ka zakon – me zemrat plot dhe me besim të madh në fitoren e madhe për një Kosovë më të mirë,” ka shkruar ai.

Duke garuar me numrin 16 në listën e PDK-së, Shala po zhvillon një fushatë të intensifikuar në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, duke u fokusuar në mesazhin për një qeverisje më të mirë dhe zhvillim ekonomik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë