Floriana Rugova nga PDK: “Me hapa të sigurt drejt fitores më 9 shkurt”

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Floriana Rugova, ka shprehur optimizmin e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke e cilësuar fushatën si një rrugëtim të sigurt drejt fitores.

Në një postim në rrjetet sociale, Rugova ka falënderuar qytetarët e Prishtinës për përkrahjen dhe ka përsëritur angazhimin e saj për një Kosovë më të mirë. “Pulsi për ma mirë nga Faik Konica e Prishtinës! Me hapa të sigurt, drejt fitores me 9 shkurt, drejt fitores së Kosovës ma mirë! Faleminderit Prishtinë, faleminderit Kosovë, ju meritoni ma mirë!” – ka shkruar ajo.

Duke garuar me numrin 81 në listën e PDK-së, Rugova është pjesë e ekipit që synon të fitojë besimin e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të muajit shkurt. Fushata e PDK-së po fokusohet në mesazhin për zhvillim dhe ndryshime pozitive në vend.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë