Ariana Musliu- Shoshi: Mbështetja nga vendlindja, forca ime për të vazhduar përpara

Kandidatja për deputete nga PDK, Ariana Musliu-Shoshi, ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë ndaj vendlindjes për përkrahjen e jashtëzakonshme që po i jepet gjatë këtij rrugëtimi politik.
Ajo ka theksuar se kjo mbështetje është forca dhe frymëzimi i saj për të vijuar angazhimin me vendosmëri.
“Faleminderit nga zemra vendlindjes sime të dashur për përkrahjen e jashtëzakonshme që po ma jepni në këtë rrugëtim. Jeni forca dhe frymëzimi im i përhershëm! Me ju gjithmonë ndihem më e fortë dhe më e vendosur për të vazhduar përpara”, ka shkruar Musliu-Shoshi.
Me këtë mesazh, ajo ka rikonfirmuar përkushtimin e saj për të qenë një zë i fuqishëm në politikë dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit.
#PDK131✅
#BEDRI1✅
#ARIANA18✅