Xhevahire Izmaku viziton kompaninë “Loni Dekor” në Vushtrri: “Një histori suksesi”

Kandidatja për deputete nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka vizituar sot kompaninë “Loni Dekor” në Vushtrri, duke vlerësuar punën dhe suksesin e saj ndër vite.

Ajo ka përgëzuar themeluesin e kompanisë, Faton Hysenin, për vizionin dhe përkushtimin e tij në ndërtimin e një biznesi që sot është model frymëzimi.

“E kujtoj me respekt fillimin e kësaj ndërmarrjeje mes sfidave të mëdha, por falë përkushtimit dhe lidershipit të Fatonit, ajo sot është krenari për Vushtrrinë dhe Kosovën,” u shpreh Izmaku.

Ajo e cilësoi “Loni Dekor” jo vetëm si një histori suksesi, por edhe si shembull për të gjithë ata që besojnë në punën dhe ëndrrat e tyre.

Në fund, Izmaku i uroi sukses të mëtejshëm kompanisë dhe themeluesit të saj, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për bizneset vendore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë