Dervishaj: Edhe Klina mundet 77 herë më mirë

Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora për deputet me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ndarë pamje nga tubimi sotëm në Klinë.

Ai përmes një postimi në “Facebook”,ka thënë se sonte në Klinë ishte një tubim madhështor.

“Tubim madhështor në Klinë, ku u mbushëm me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës.  Fjalët dhe përkrahja e këtyre njerëzve të mirë, ishin frymëzuese dhe na treguan se së bashku mund të arrijmë çdo qëllim”, ka shkruar Dervishaj.

Po ashtu ai shtori se ndjehet i gëzuar që kanë përjetuar këtë moment të bashkimit dhe angazhimit të fuqishëm për zhvillimin e vendit.

“Gëzohem që po e përjetojmë këtë moment bashkimi dhe angazhimi të fuqishëm për zhvillimin e vendit.  Vulosëm fjalën se KOSOVA MUNDET MA MIRË”, ka shkruar tutje Dervishaj.

Ndryshe Shahin Dervishaj kandidon me numrin 77 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK./Infokus/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë