Bombë në Abri, intervenojnë policia dhe FSK

Një person ka raportuar në polici se në fshatin Abri e Epërme të Drenasit, derisa ishte duke punuar me një ekskavator në një fushë, kishte gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes.
Policia ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti i FSK-së ka larguar mjetin pa incidente.
Policia nuk ka dhënë më shume detaje përkitazi me rastin./DrenicaOnline/