Ndahet nga jeta veterani i arsimit dhe UÇK-së, Milazim Mulaj

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare veterani i arsimit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milazim Mulaj, nga fshati Jashanicë i Komunës së Klinës. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale, raporton DrenicaOnline.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 28 janar 2025, në orën 15:00, në varrezat e lagjes Mulaj, në fshatin Jashanicë.

Pritja për ngushëllime do të hapet po ashtu më 28 janar 2025, duke filluar nga ora 10:00, te restoranti “Arbëri”, pranë gjimnazit “Luigj Gurakuqi” në Klinë.

Ngushëllime familjes Mulaj dhe gjithë atyre që e njohën e respektuan të ndjerin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë