Izet Haxhia zbulon detaje, si u vra Ilir Konushevci dhe cili ishte problemi i tij me Shtabin e “Rognerit”

Izet Haxhiu, i cili e njihte nga afër SHIK-un, në veçanti Fatos Klosin, ku tregon disa momente të tyre. Ai tregon edhe për vrasjen e Ilir Konushevcit, ku sipas Haxhiut, atë e kishin kryer vëllezërit Bislim e Agim Demiri.
Gjithashtu ai tregon një moment bisede me Ilir Konushevcin në kullën e Haklajve, ku Iliri i kishte thënë se ose do më vrasin ose do t’i vrasë, ku e kishte fjalën për shtabin e “Rognerit”.
“Autorët e vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Mslajt dihen kanë qenë vëllezërit Bislim e Agim Demiri dhe disa të afërm te tyre. Bislim Demiri ka qenë një bashkëpunëtor i njohur i UDB-së serbe që në kohën e embargos ndaj Jugosllavisë, kohë kur ky person hynte e dilte lirshëm në Kosovë duke bërë kontrabandën e naftës, por e rëndësishme është të dihet se kush ishin urdhëruesit e kësaj vrasje. Ilirin kam pasur fatin ta takoj tek kulla e haklajve në vitin 1998 dhe në bisedë e sipër, ai i zemëruar tha se ose do më vrasin ose do t’i vras ata në Tirane dhe kishte fjalën për grupin e “Rognerit” të cilët po i nxirrnin njëmijë pengesa në furnizimin me armë të luftëtarëve në front të UÇK-së. Si duket grupi i “Rognerit” u tregua me i shpejtë me ndihmën e Klosit dhe e eliminuan këtë luftëtar të madh, patriot, e të ndershëm të Kosovës”.