Aurora Berisha: Takime frymëzuese me banorët e Baicës, Çikatovës së Vjetër dhe Drenasit ll

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka zhvilluar takime me banorët e Baicës, Çikatovës së Vjetër dhe Drenasit ll.
Gjatë këtyre takimeve, ajo ka vlerësuar entuziazmin dhe përkushtimin e qytetarëve për ta mbështetur PDK-në në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Berisha theksoi se me Bedri Hamzën si kryeministër të ardhshëm, PDK-ja do t’i japë Kosovës një drejtim të ri, duke sjellë mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë qytetarët.
“Banorët po e presin me padurim fitoren e PDK-së. Ne do të punojmë pa ndalur për një të ardhme më të mirë”, tha Berisha.
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#AuroraBerisha68