Borxhi shkak i rrahjes në Komoran, përdoret edhe arma – arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Komoran pasi kishte sulmuar fizikisht një tjetër për shkak të një borxhi, transmeton portali DrenicaOnline.

Gjatë incidentit, që ka ndodhur me 23 janar, i dyshuari kishte nxjerrë një pistoletë dhe e kishte drejtuar nga viktima.

Pas hetimeve, i dyshuari është ndaluar të shtunën dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet nga njësiti i hetimeve./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë