Lulzim Nika: Mbështetje e jashtëzakonshme për PDK-në në Baicë dhe Drenas II për një fitore më 9 shkurt
Sonte, Lulzim Nika, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ishte i pranishëm në takimet e organizuara në Baicë dhe Drenas II. Gjatë këtyre takimeve, u dëshmua një përkushtim i madh dhe një vendosmëri e palëkundur për një fitore të madhe më 9 shkurt.
Nika theksoi mbështetjen e fuqishme që po merr programi i PDK-së dhe kandidatët e saj për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Ai theksoi se besimi i qytetarëve është një motivim i jashtëzakonshëm për të vazhduar me angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
#PDK131
#BedriHamza1
#LulzimNika96