Aurora Berisha: Gratë, forca e fitores më 9 shkurt
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Aurora Berisha, ka zhvilluar një takim të jashtëzakonshëm me gratë e fshatit Panorc në Malishevë. Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe ka prezantuar mundësitë që programi i PDK-së ofron për gratë dhe vajzat.
“Me kryeministër Bedri Hamzën, Kosova mundet më mirë për vajzat dhe gratë,” deklaroi Berisha, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së grave në vendimmarrje dhe zhvillim.
Berisha ftoi qytetarët që më 9 shkurt të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës dhe vizionin e saj për një Kosovë më të mirë.
#PDK131
#BedriHamza1
#AuroraBerisha68