Shahin Dervishaj viziton Likocin për të nderuar historinë e lavdishme

Shahin Dervishaj, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka vizituar sot fshatin Likoc në Skenderaj, një vend me histori të lavdishme dhe rëndësi të veçantë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nder i jashtëzakonshëm ta vizitoj Likocin, një nga shtabet kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vizita ime kishte për qëllim kujtimin e sakrificës dhe qëndrueshmërisë së atyre që luftuan për lirinë tonë,” u shpreh Dervishaj.

Duke theksuar përkushtimin e tij për të sjellë zhvillim në çdo pjesë të Kosovës, Dervishaj shtoi: “Mos harroni që edhe Likoci, meriton 77 herë më mirë.”

Me mbështetjen e vizionit të PDK-së dhe lidershipit të Bedri Hamzës, Dervishaj ftoi qytetarët të bëhen pjesë e platformës së tyre për një Kosovë më të mirë.

#PDK131
#BedriHamza1
#ShahinDervishaj77

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë