Arrestohet një person afër Drenasit, e sulmoi fizikisht viktimën
Një person është arrestuar në fshatin Çikatovë e Re, pas një incidenti ku dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër qytetar, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka ndërhyrë për të ndaluar të dyshuarin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është vendosur në mbajtje.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa policia janë të angazhuara për të siguruar drejtësi për viktimën.