Ulpiana e Memli Krasniqit radhitet përkrah PDK–së: Jemi bashkë për një Kosovë ma të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim frymëzues me qytetarët e lagjes Ulpiana në Prishtinë, aty ku është rritur dhe ku ka kryer shkollën fillore, ku optimizmi, mbështetja dhe mobilizimi ishin në qendër të vëmendjes.

“Një nga lagjet më autentike dhe më të dashura të Prishtinës, Ulpiana – vendi ku jam rritur dhe kam kryer shkollën fillore – sonte u bashkua njëzëri për #MaMirë,” u shpreh Krasniqi, duke falënderuar të rinjtë dhe të moshuarit, burrat dhe gratë që ishin mbledhur për të përkrahur misionin e PDK-së.

Krasniqi theksoi se mbështetja e jashtëzakonshme e qytetarëve është dëshmi e besimit në vizionin e partisë për një të ardhme më të mirë dhe një Kosovë më të zhvilluar.

“Faleminderit nga zemra për këtë përkrahje të jashtëzakonshme,” përfundoi ai, duke i dhënë një shtysë të re mobilizimit qytetar për zgjedhjet e ardhshme.

Link: https://www.facebook.com/share/p/1DeEdTQDbQ/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë