Grabitje në një filiale të pagesave në Prishtinë, lëndohet një grua

Sot rreth orës 13:00 në rrugën “Bill Clinton” në lagjen Dardania në Prishtinë ka ndodhur një grabitje, në një filial të pagesave elektronike.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se një grua ka marrë lëndime trupore dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Viktima e rastit ka marrë lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thotë Ahmeti.
Vlera e parave të grabitura ende nuk është konfirmuar, mirëpo policia thotë se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin.