Arrestohen dy persona në Drenas, akuzohen për dhunim ndaj një gruaje

Një rast i rëndë është raportuar në Policinë e Kosovës, ku një femër kosovare ka deklaruar se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj nga dy persona të dyshuar kosovarë, në kohë dhe rrethana të ndryshme.

Sipas policisë, rasti është rasportuar në Drenas, të mërkurën rreth oreës 11:00.

Pas marrjes së denoncimit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar nga policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë