Rrahman Rama: Shupkovci, dëshmi e fuqishme e përkrahjes për Bedri Hamzën

Rrahman Rama, kandidati me numrin 7 nga Partia Demokratike e Kosovës, vazhdon të marrë mbështetje të jashtëzakonshme në terren. Në një takim të ngrohtë me banorët e Shupkovcit të Mitrovicës, Rama u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe për vizionin e PDK-së dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.

“Çdo fshat e çdo lagje e Mitrovicës po rreshtohet krah Bedri Hamzës! Faleminderit për përkrahjen që na dhatë sonte,” deklaroi Rama, duke theksuar unitetin dhe shpresën që po krijohet për një të ardhme më të mirë.

Shupkovci, si dhe gjithë Mitrovica, po dëshmojnë përkushtimin e tyre për ndryshim dhe zhvillim, duke u rreshtuar fuqishëm përkrah PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë