Hajdar Beqa: Takim energjik dhe plot besim me banorët e Dobroshit

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim mbresëlënës me banorët e fshatit Dobrosh, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së fortë që po merr nga qytetarët e Kosovës.

“Sonte, takuam banorët e fshatit Dobrosh. Ishte një takim i mbushur me energji, besim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Mbështetja dhe përkrahja që po marrim gjithandej vendit, po na jep forcë për të arritur fitore të sigurt në këto zgjedhje, me Bedri Hamzen për kryeministër”, tha Beqa.

Ai falënderoi banorët e Dobroshit për angazhimin dhe mbështetjen, duke theksuar se vetëm me një angazhim të fortë mund të arrihet një Kosovë më e mirë.

#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#HajdarBeqa31

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë