Fadil Demaku: Likoshani dhe Gradica, bastione të fitores së PDK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Likoshan dhe Gradicë, ku ka shprehur falënderim për përkrahjen e tyre të vazhdueshme ndaj PDK-së, transmeton portali DrenicaOnline.
“Likoshani dhe Gradica janë të fortë si gjithherë, të organizuar dhe të dëshmuar në çdo kohë. Këto dy fshatra janë bastione të fuqishme të Partisë Demokratike dhe garancë e sigurt e fitores”, deklaroi Demaku.
Ai theksoi se mbështetje e banorëve të këtyre dy fshatrave është një burim motivimi për fushatën dhe përkushtimin e PDK-së për një Kosovë më të zhvilluar dhe dinjitoze.
#PDK131
#FadilDemaku19
#BedriHamza1