Blerta Deliu-Kodra: Gratë e Ferizajt, forca jonë për një Kosovë më të mirë
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, mori pjesë në një takim të veçantë me gratë e Ferizajt, organizuar nën mikpritjen e Kryetarit Agim Aliu dhe në praninë e Kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza.
Gjatë fjalës së saj, Deliu-Kodra theksoi rëndësinë e rolit të grave në vendimmarrje dhe zotimin e PDK-së për t’u siguruar që gratë të kenë respektin dhe dinjitetin e merituar.
“Me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën Kryeministër, gratë do të kenë respektin, dinjitetin dhe vendin e merituar në çdo nivel të vendimmarrjes”, tha ajo.
Takimi reflektoi përkushtimin e PDK-së për avancimin e barazisë gjinore dhe përfshirjes së grave në të gjitha sferat e shoqërisë.
#MaMirë
#Blerta13
#PDK131