Besim Mulaj: Irzniqi dëshmon mbështetjen për vizionin e Lumir Abdixhikut dhe LDK-së
Në një tubim madhështor në fshatin historik të Irzniqit, kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besim Mulaj, bashkë me Kryetarin e partisë, Dr. Lumir Abdixhiku, përcollën mesazhin e shpresës dhe ndryshimit për Kosovën.
Gjatë fjalimit të tij, Abdixhiku theksoi rëndësinë e bashkimit dhe një vizioni të ri për zhvillim: “Ndryshimi është i domosdoshëm për të gjithë vendin tonë. Ky ndryshim fillon nga bashkimi, nga besimi dhe nga puna e palodhshme për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të sigurt për qytetarët.”
Tubimi në Irzniq, një fshat me histori dhe kontribut të madh kombëtar, u cilësua si një dëshmi e mbështetjes së madhe për platformën e LDK-së, që synon të sjellë progres dhe përparim për Deçanin dhe mbarë Kosovën.
“Mesazhi nga Irzniqi është i qartë: Deçani dhe Kosova janë gati për ndryshim. Bashkë, me përkushtim dhe guxim, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për secilin qytetar,” përfundoi Abdixhiku.
#LDK124
#NR79
#Lumir2025
#BëhuNdryshimi