“Mes njerëzve të mrekullueshëm të Rezallës”, Dervishaj thotë se ky vend do të rritet e zhvillohet
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka vizituar Rezallën.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka falënderuar të gjithë për besimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë atij në këto zgjedhje.
“Mes njerëzve të mrekullueshëm të Rezallës në Skenderaj. Kështu të gjithë bashkë, do ndihmojmë që ky vend të rritet dhe të zhvillohet për një të ardhme më të mirë.”, ka shkruar Dervishaj.
Derishaj tutje shtoi se edhe Rezalla mundet dhe e meriton me kanë ma mirë
Ndryshe Shahin Dervishaj në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidon me numrin 77 nga PDK./Gazeta Infokus/