Arsim Jashari, asamblisti aktiv i PDK-së në Lipjan: Ftesë për mobilizim dhe bashkim për Kosovën
Në prag të një momenti të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës, Arsim Jashari, asamblist aktiv në Komunën e Lipjanit, ka ftuar strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe votuesit e besuar të mobilizohen për një fitore të madhe.
Ai theksoi se ky është një moment vendimtar që kërkon bashkimin dhe angazhimin maksimal për t’i kthyer Kosovës drejtimin e duhur, një vend të zhvilluar, të drejtë dhe dinjitoz për të gjithë qytetarët.
“Kosova ka nevojë për ne, për angazhimin dhe energjinë tonë. Çdo votë ka rëndësi dhe çdo përpjekje është e vlefshme”, tha Jashari, duke shtuar se ky është momenti për të dhënë më shumë dhe për të siguruar një fitore të madhe.
Ai falënderoi të gjithë ata që janë pjesë e kësaj rruge dhe kontribuojnë për të ardhmen më të mirë të Kosovës. Me mbështetje të fuqishme, Jashari është i sigurt se nesër do të festohet fitorja e madhe.
#PDK131