Selim Pacolli: Gjakova gjithmonë në mbrojtje të traditës dhe familjes
Kandidati për deputet nga Lista Për Familjen, Selim Pacolli, ka falënderuar qytetarët e Gjakovës për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre ndaj vlerave të familjes dhe traditës.
“Një nga vlerat kryesore që bashkon këtë koalicion është respekti i thellë dhe i ndërsjellë që kemi për, dhe në Familje. Kësaj vlere sot iu bashkuan edhe qytetarët e Gjakovës, të cilët treguan edhe kësaj here, si gjithmonë, se e duan dhe e çmojnë traditën dhe Familjen”, u shpreh Pacolli.
Ai ka theksuar se kjo përkrahje është një motiv i madh për të vazhduar punën për forcimin e vlerave të familjes në Kosovë.
#Voto129
#Voto2