Lulzim Nika merr pjesë në inaugurimin historik të Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA-së

Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Nika, ka ndarë emocionet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Ky moment historik është një dëshmi e fuqishme e traditës së gjatë të demokracisë amerikane, që vazhdon të frymëzojë popujt për liri, drejtësi dhe unitet”, ka thënë Nika.

Presidenti Trump, në fjalimin e tij inaugurues, shpalli 20 janarin si “Ditë Çlirimi” dhe premtoi një epokë të artë për Amerikën, me fokus në sigurinë kufitare dhe përballimin e emergjencës kombëtare në kufirin jugor.

Lulzim Nika e ka cilësuar ftesën për këtë ceremoni si një privilegj të jashtëzakonshëm dhe një mundësi për të riafirmuar lidhjet historike mes Kosovës dhe SHBA-së. “Kjo ngjarje është një shenjë e miqësisë dhe përkrahjes së vazhdueshme për Kosovën dhe të gjitha kombet që besojnë në fuqinë e demokracisë,” ka shtuar ai.

SHBA-ja mbetet një partner i fuqishëm dhe mbështetës i palëkundur i Kosovës në rrugën drejt pavarësisë dhe zhvillimit.

#LulzimNika #PDK131 #KosovaDheSHBA

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë