Besim Mulaj: Vizita frymëzuese me bizneset në Istog – Prioritet mbështetje për zhvillimin ekonomik!

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besim Mulaj, së bashku me kandidatët e tjerë për deputet nga Istogu, ka realizuar një vizitë frymëzuese në biznese të ndryshme të qytetit. Gjatë takimit, ata kanë vizituar kompani si Agroproduct Shpk dhe Blif, ambasadorë të produkteve të Istogut në tregun evropian, dhe kanë nderuar punën e suksesshme të gruas biznesmene Mire Bytyqi në industrinë e tekstilit.

Në vazhdim, ata patën mundësinë të vizitojnë bizneset e familjeve Demiraj, Januzaj dhe Arifaj, të cilët kultivojnë peshk me standarde evropiane, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të rajonit. Po ashtu, ata u takuan edhe me vëllezërit Bytyqi, të cilët kanë ngritur një kompani të suksesshme që bën makinat të shkëlqejnë në Istog.

Mulaj theksoi se mbështetje e vazhdueshme për bizneset është një nga prioritetet kryesore të tij, duke përfshirë rritjen e subvencioneve, krijimin e zonës ekonomike në Istog dhe uljen e TVSH-së në 8%. Ai e cilësoi Istogun si një qytet me potencial të jashtëzakonshëm dhe u angazhua për të mbështetur zhvillimin e tij ekonomik.

“Biznesi është dhe do të jetë prioritet mbi prioritetet e mia. Së bashku mund ta çojmë Istogun përpara!” – përfundoi Mulaj.

#pabesimskandryshim #BëhuNdryshimi
#ldk #ldk124 #NR79

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë