Selim Pacolli: “Bizneset janë prioritet për mbrojtjen e familjes dhe zhvillimin ekonomik”
Kandidati me numër 2 në Listën për Familjen (129), Selim Pacolli, së bashku me kandidatin për deputet Visar Korenica, vizituan fabrikën e mobileve “Loni Dekor” në Mitrovicë.
Gjatë kësaj vizite, ata patën mundësinë të takojnë pronarin e fabrikës, Faton Hyseni, dhe punëtorët, të cilët ndanë shqetësimet dhe sfidat e tyre lidhur me biznesin.
Pacolli theksoi rëndësinë e mbështetjes për bizneset si një shtyllë kryesore për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien familjare. “Ne premtuam që #përfamiljen do të fokusohemi në mbështetjen e bizneseve, duke siguruar kushtet e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e tyre,” deklaroi ai.
Ai falënderoi për mikpritjen dhe u shpreh i bindur se përmes bashkëpunimit dhe angazhimit, do të arrihen rezultate të mëdha.
#PërFamiljen #SelimPacolli2 #VisarKorenica