Fadil Demaku viziton familjen e dëshmorëve Mehmet dhe Muhamet Tafaleci në Verboc

Fadil Demaku, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), së bashku me Jakup Nurën, ka vizituar familjen e dëshmorëve Mehmet dhe Muhamet Tafaleci në fshatin Verboc.

Gjatë vizitës, Demaku vlerësoi lart mikpritjen e kësaj familjeje dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen që ata i ofrojnë Partisë Demokratike. Ai theksoi se përkushtimi i tyre për PDK-në buron nga dëshira për të mbështetur kauzat e drejta që avancojnë interesat e vendit.

“Familja Tafaleci është një simbol i sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mbështetja e tyre për PDK-në na motivon të punojmë më shumë për zhvillimin e vendit tonë,” tha Demaku gjatë takimit.

Ai gjithashtu ftoi qytetarët të bashkohen në mbështetje të PDK-së dhe kandidaturës së Bedri Hamzës për kryeministër, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

#PDK131
#FadilDemaku19
#BedriHamzaKryeministër

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë