“Nga Gjilani në Prishtinë, mbështetja për PDK-në po rritet” – Rrahman Rama gati për sfidën e 9 shkurtit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, i pozicionuar me numrin 7 në listën zgjedhore, ka vazhduar fushatën e tij aktive duke bashkëbiseduar me qytetarët nga zona të ndryshme të Kosovës.
Duke ndarë detaje nga takimet e tij, Rama thekson mbështetjen e fuqishme që po merr kudo. Në një postim të fundit, ai tha:
“Nga Gjilani në Vushtrri, e nga Vushtrria në Prishtinë. Çdokund po takoj mbështetës të Bedri Hamzës. Mbrëmë kam takuar qytetarë në lagjen Arbëria në Prishtinë, të cilët më ofruan mbështetjen e tyre, për çka unë ndihem shumë i nderuar!”
Gjeneral Rama po i fton qytetarët që t’i bashkohen vizionit të tij për një të ardhme më të mirë nën udhëheqjen e Bedri Hamzës. Takimet e tij të afërta me qytetarët reflektojnë përkushtimin për të dëgjuar kërkesat e tyre dhe për t’i adresuar ato përmes platformës së PDK-së.