Nuredin Lushtaku falënderon Skenderajn për përkrahjen e fuqishme
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA-IDEAL, Nuredin Lushtaku, ka shprehur mirënjohje për banorët e Skenderajt, duke theksuar mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhanë gjatë një tubimi madhështor.
“Skenderaj, zemra e Kosovës, treguat se bashkimi i një populli nuk ndalet nga asgjë! Me numrin 137, dhatë një mesazh të fuqishëm për ndryshimin që na takon, për një Kosovë krenare”, u shpreh Lushtaku.
Ai siguroi se me vizionin e tij, koalicioni do të punojë për një Kosovë ku askush nuk mbetet prapa, duke ndërtuar një të ardhme me dinjitet për të gjithë.
#Voto137
#NuredinLushtaku5
#KosovaFituese 🇽🇰