Derisa të gjithë dje kanë festuar festën ndërkombëtare të gruas, 8 Marsi, kjo nuk ka shkuar mirë edhe për këngëtaren dhe motrën e Mihrije Brahës, Lori Braha.
Lori ishte e angazhuar për të kënduar në një prej mbrëmjeve muzikore të kësaj feste.
Por, gjatë kthimit ka pësuar një aksident.
E Mihrija me anë të një postimi në Instagram ka treguar se ajo kishte thyer dorën në dy zona dhe se pavarësisht kësaj ajo nuk e kishte humbur disponimin e saj. /GazetaExpress/