Pas 26 vitesh pritjeje, dëshmori Xheladin Kabashi prehet në Polacin e tij të lindjes
Përparim Gruda: Pas 26 vitesh, dëshmori Xheladin Kabashi kthehet në Polacin e tij të dashur
Kandidati për deputet nga PDK, Përparim Gruda, ka ndarë emocionet dhe dhembjen e thellë pas rivarrimit të eshtrave të kushëririt të tij, Xheladin Kabashi, në fshatin Polac, pas 26 vitesh pritjeje.
“Xheladini, në moshë të re, si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dha jetën për lirinë e Kosovës. Ai jetoi me ideale të mëdha dhe sakrifica e tij është themel i shtetit tonë,” tha Gruda, duke e përshkruar atë si simbol të sakrificës dhe krenarisë kombëtare.
Xheladin Kabashi, një nga dëshmorët e kombit, mbetet një kujtesë e përhershme e çmimit të lirisë dhe një shembull frymëzues për brezat që vijnë.
“Lavdi jetës dhe veprës së tij!” – përfundoi Gruda.