Isak Neziri në Nekoc: “Çdo dorë shtrëngim është mbështetje dhe besim”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri, ka falënderuar banorët e Nekocit për pritjen dhe mbështetjen që po i japin gjatë fushatës.

“Çdo dorë shtrëngim është mbështetje dhe besim. Mbrëmë në Nekoc, sikur edhe kudo tjetër në Drenicë e Kosovë, po e ndjej afërsinë dhe dashninë e njerëzve të mirë e punëtorë të Kosovës”, ka deklaruar Neziri.

Ai theksoi se qytetarët kanë besim në vizionin e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, për një Kosovë më të mirë dhe u bëri thirrje të gjithëve të votojnë më 9 shkurt për PDK-në.

#PDK131
#IsakNeziri99

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë