Koalicioni për Kosovën Fituese sot teston fuqinë në Skenderaj
Koalicioni për Kosovën Fituese, i udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, do të zhvillojë sot tubimin e radhës, kësaj radhe në Komunën e Skenderajt.
Aktiviteti do të mbahet në ora 14:00 dhe pritet të jetë një tjetër dëshmi e mbështetjes së madhe që ky koalicion po gëzon nga qytetarët.
Ky bashkim forcash, që përfshin figura kyçe të luftës së UÇK-së si Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Nuredin Lushtaku dhe Fadil Kodra, deri më tani ka rezultuar me një përkrahje të jashtëzakonshme.
Tubimi në Skenderaj pritet të jetë një moment i rëndësishëm për të testuar fuqinë dhe ndikimin e këtij koalicioni në prag të zgjedhjeve të ardhshme.