Xhavit Drenori: Sot u godit rëndë demokracia në Drenas (Video/Foto)

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori konsideron se sot ju dha edhe një goditje e rëndë demokracisë në Drenas.

Ai thotë se mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Drenasit e thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës u shpërfill nga asamblistët e grupit të PDK-së.

Neni 35, pika 1 e Ligjit për vetëqeverisje lokale e definon Kuvendin e Komunës. Sipas tij, Kuvendi i komunës është organi më i lartë në komunë dhe zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët…

“Çdo ditë e më shumë po vërtetohen fjalët e shumë (dikur) bashkëpunëtorëve të z. Lladrovci nëpër angazhime të ndryshme se mënyra e veprimit të tij është totalisht autoritare me elemente të diktaturës, aspak bashkëpunuese dhe me fjali tejet vulgar”, ka shkruar Drenori në facebook.

Sipas tij, mos lejimi i ballafaqimit të argumenteve të asamblistëve me Ekzekutivin, përveç shkeljes ligjore, njëkohësisht e tregon fytyrën e vërtetë të qeverisjes autoritare pa transparencë dhe llogaridhënie.

“Jemi duke përgatitur faktet për Gjykatën Kushtetuese, sepse avokati jonë ka gjetur bazën ligjore për të dhe nuk do lejojmë asnjë individ që t’a vret zërin e asamblistëve për të përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Komunës, edhe nëse ai potencialisht mund t’a shantazhoj Presidentin apo ndonjë “muskul madh” të kohës së luftës”, ka shkruar Drenori.

Videoja e postuar nga ai, sipas tij paraqet turpin që ndodhi sot në Kuvendin e Komunës!

Ndërsa fotot e bashkangjitura , thotë se pasqyrojnë ligjshmërinë e thirrjes se mbledhjes dhe temat që do debatoheshin.

”Ne nuk do heqim dorë…sepse kemi mandat qytetarë për të debatuar dhe marrë vendime për qytetarë! E diktatorët, dihen si përfundojnë…”, ka shkruar ndër të tjera Drenori.

Publiée par Xhavit Drenori sur Vendredi 9 mars 2018

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë