Këngëtarja, Violeta Kukaj ka kohë që nuk ka ardhur me ndonjë projekt të ri muzikor, për çka i ka hapur vend edhe një morie thashethemesh.
E, sot, në ditën e femrës, gruas, nënës, motrës, këngëtarja e dashur ndjen shumë mall për të ëmën dhe motrën, që i vdiqën brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Këngëtarja ka treguar se e ka ndjerë dhe e ndjen shumë mungesën e të ëmës dhe motrës, me të cilat ishte tejet e lidhur.
Këngëtarja e mirënjohur dhe e munguar, nuk ka thënë se do të prezantoj ndonjë projekt të ri së shpejti.