Ariana Musliu-Shoshi viziton Novosellën e Pejës, falënderon banorët për mbështetjen ndaj PDK-së
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka zhvilluar një vizitë në Novosellë të Pejës, ku është takuar me banorët e Jabllanicës së Madhe, Jabllanicës së Vogël dhe Radacit.
Musliu-Shoshi ka shprehur mirënjohjen e saj për mikpritjen dhe përkrahjen e banorëve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për fuqizimin e PDK-së.
“Jam thellësisht mirënjohëse për mikpritjen, përkrahjen dhe kontributin tuaj të palodhshëm për fuqizimin e PDK-së. Së bashku, me mbështetjen tuaj, do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që e meriton vendi ynë!”, ka deklaruar ajo.
Kandidatja e PDK-së po vazhdon takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore, duke prezantuar programin e saj dhe të partisë për të ardhmen e vendit.