Foto e rrallë: Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi në darkë të përbashkët
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2018/03/Rugova-Thaci.jpg)
Një foto e rrallë e botuar për herë të parë, në të cilën shihet Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi në një darkë të përbashkët në të cilën ishin edhe Fehmi Agani , Skender Hyseni, Edita Tahiri, Shinasi Rama dhe Adnan Merovci, shkruan Botapress.
Fotografia është bërë gjatë kohës së bisedimeve në Rambuje kur pritej që delegacioni i Kosovës të nënshkruante marrëveshjen me të cilën i hapte rrugë Aleancës së NATO-s për bombardime mbi caqet serbe.
Foton e ka postuar Shinasi Rama pjesëmarrës në bisedime të Rambujesë dhe aktivist i njohur në Amerikë.