Aurora Berisha: Qeveria e ardhshme do të jetë mbështetëse kryesore e bizneseve kosovare

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka vizituar Parkun e Biznesit në Drenas, ku është njohur nga afër me sfidat që përballen bizneset vendore.

Ajo ka theksuar se gjatë këtij mandati qeverisës, bizneset janë ballafaquar me probleme të shumta, ndërsa programi i PDK-së ofron lehtësira të mëdha për zhvillimin e tyre.

“Qeveria e ardhshme, e cila do të udhëhiqet nga Bedri Hamza, do të jetë mbështetësi kryesor i bizneseve kosovare. Kosova mundet më mirë, bizneset meritojnë më shumë,” ka deklaruar Berisha.

PDK ka vënë në qendër të programit të saj ekonomik fuqizimin e sektorit privat, duke e konsideruar atë si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë