Mulaj i LDK-së: ‘Gerti Foods’, një histori suksesi nga Hasi në Evropë

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Istogu, dr. Besim Mulaj, ka vizituar kompaninë Gerti Foods në Prizren. Mulaj tha se Gerti Foods është një histori suksesi që lind nga duart e tre sipërmarrësve nga Hasi.

Ai u shpreh i lumtur që në Kosovë ka kompani si Gerti Foods.“Fryma e punës së tyre pasqyron përkushtimin dhe vlerat më të mira që rajoni ynë ofron.Mbeta i mahnitur nga puna e tyre e shkëlqyer, cilësia dhe standardet e larta që ndjekin. Kjo kompani tashmë ka shtrirë krahët edhe përtej kufijve, duke eksportuar në vendet e Bashkimit Evropian – një hap i madh për ekonominë tonë vendore!” shkruan Mulaj.

Postimi i plotë:

Gerti Foods: një histori suksesi nga Hasi në Evropë
Sot pata kënaqësinë të vizitoj kompaninë Gerti Foods në Prizren, së bashku me kandidatë për deputet nga ky qytet i mrekullueshëm.Gerti Foods është një histori suksesi që lind nga duart e tre sipërmarrësve nga Hasi. Fryma e punës së tyre pasqyron përkushtimin dhe vlerat më të mira që rajoni ynë ofron.

Mbeta i mahnitur nga puna e tyre e shkëlqyer, cilësia dhe standardet e larta që ndjekin. Kjo kompani tashmë ka shtrirë krahët edhe përtej kufijve, duke eksportuar në vendet e Bashkimit Evropian – një hap i madh për ekonominë tonë vendore!Jam krenar që në Kosovën tonë kemi kompani si Gerti Foods, që jo vetëm që promovojnë cilësinë vendore, por edhe dëshmojnë se puna e ndershme dhe vizioni i qartë çojnë drejt sukseseve të mëdha.

Urime dhe suksese të mëtejshme për këtë ekip të shkëlqyer!

#BëhuNdryshimi
#ldk124
#NR79

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë